Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka takuar sot drejtuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK), më të cilët ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shërbim të përmirësimit të bilancit tregtar të Kosovës. Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe përkrahja e ndërmarrësve kosovarë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes Programit për financimi të NVM-ve i lansuar ditë më parë.
Beqaj ka thënë më këtë rast se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë përkrahëse e fuqishme e prodhuesve vendorë, duke ndihmuar që prodhuesit të avancojnë proceset e prodhimit përmes digjitalizimit.
“Prodhuesit vendorë janë punëdhënës, janë taksapagues të mëdhenj që po tentojnë ta përmirësojnë bilancin tregtar të Republikës së Kosovës. Diskutuam për përkrahjen ligjore, institucionale dhe pse jo edhe financiare të ideve të tyre që krijojnë vende pune stabile, që rrisin potencialin ekonomik, me synim që produktet tona të rrisin nivelin e konsumimit brenda vendit dhe të eksportohen jashtë”, theksoi ministri Beqaj.
Ndërsa Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha e falënderoi ministrin Besim Beqaj për takimin dhe tha se takimi ishte informues në lidhje me projektet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe diskutim për mundësitë e bashkëpunimit.
“Nga ministri Beqaj u informuan në lidhje me projektet e Ministrisë dhe punët e mira që janë duke u bërë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si për projektet inovative që po zhvillohen nga organizatat jo qeveritare, por edhe për thirrjet publike për financim të start-upeve dhe NVM-ve”, tha z. Panxha.
Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për mundësinë që e kanë prodhuesit vendorë të përfitojnë nga Programi për mbështetje financiare, i cili është lansuar ditë më parë, në veçanti në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale të ndërmarrjeve.
Vizita e ministrit Besim Beqaj në KPK është realizuar më qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe me qëllim të promovimit të Programit për financim të NVM-ve, lansuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës