Shumë kush i ka përmendur marrëdhëniet mes Karim Benzemas dhe Zinedine Zidanes, me trajnerin francez që gjithmonë e mbron sulmuesin.

Benzema po ashtu e ka për zemër trajnerin francez, pasi ai në dollapin e tij në Valdebebas mban një poster të Zidanes.


Kjo gjë vërehet në dokumentarin e Canal+, ku Benzema i njofton me dhomat e zhveshjes në qendrën e trajnimit në Valdebebas.

Dokumentari titullohet 'Le K Benzema', ndërsa në Francë ka bërë bujë, me sulmuesin e Real Madridit që jep detaje prej më të ndryshmëve për karrierën e tij deri më tani.

GettyImages 635512798 Marrëdhënia e Zidane me Benzema

Një nga gjërat më interesante në këtë dokumentar është se sulmuesi për asnjë moment nuk i dal fjalët plot respekt dhe admirim për Zidanen, i cili natyrisht për brezin e tij është një ikonë, pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 1998.

"Nuk e di se kush e ka vënë aty”, thotë me shkak Benzema për posterin e Zidanes.

GettyImages 534648174 Zidane dhe Benzema (Getty Images)

Lojtari ka marrë shumë kritika, por Zidane gjithmonë i ka dal në mbrojtje.

"Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm. Nuk e mbroj vetëm Karimin, por të gjithë lojtarët e mi”.

“Ajo që më shqetëson më shumë për Karimin është se, njerëzit që e njohin futbollin, nuk duhet të flasin këso gjërash”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/  

telegrafi sport app