LAJMI I FUNDIT:

Benzema i lirë, luan me Shqipërinë

Benzema i lirë, luan me Shqipërinë

Karim Benzema mund të rikthehet në ekipin e Francës për në Euro 2016, e ky është një lajm shumë i keq për Shqipërinë.

Sulmuesi francez Karim Benzema është liruar nga procesi gjyqësor për përfshirjen e tij në tentimin e shantazhit ndaj mesfushorit Mathieu Valbuena në lidhje me një xhirim seksual.

Andaj, ai mund të rikthehet në Kombëtaren e Francës, pas suspendimit në periudhën e fundit.


Sipas mediave franceze, ai tani është i lirë që të kthehet në ekipin e selektorit Didier Deschamps , i cili personalisht e kishte marrë vendimin për larjen jashtë të Benzemas.

Ky është një lajm i keq për Shqipërinë, që ka kundërshtar Francën në Grupin A në Euro 2016.