LAJMI I FUNDIT:

Basha: Me mua nuk ka Mini-Schengen ballkanik, ka Proces të Berlinit

Basha: Me mua nuk ka Mini-Schengen ballkanik, ka Proces të Berlinit

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, tha se Kosova dhe Shqipëria do operojnë si treg i vetëm. Duke folur për projektin e Mini-Schengenit Ballkanik, Basha ka thënë se nuk ka Mini-Schengen ballkanik, ka proces të Berlinit.

Basha tha se me Kosovën do të ketë raporte njehtësimi. “Jo edhe me Kosovën, vetëm me Kosovën. Njehtësimi do të thotë që ne do të fillojmë të marrim masat konkrete që të operojmë si një treg i vetëm, që do të thotë që diploma e lëshuar në Prishtinë do të njihet në Tiranë”, tha Basha në një intervistë për TV Syri.
Basha tha se njehtësimi është më shumë se kaq.

“Një biznes i riregjistruar në Kosovë nuk do ketë nevojë të marrë asnjë certifikatë në Shqipëri dhe anasjelltas, që një pronë e riregjistruar në Kosovë do të njihen dokumentet e pronësisë të kadastrës së Kosovës, të hipotekës së Kosovës dhe anasjelltas. Synimi ynë do të jetë njehtësimi ekonomik. Shikoni gjithë procesi i anëtarësimit në BE ka një qëllim, që rregullat tona dhe zbatimi i këtyre rregullave të jenë njësoj si në Sarandë ashtu dhe në Stokholm. Prandaj është një proces i vështirë që kërkon vullnet politik dhe kërkon provojë, eksperiencë dhe lidhje”, ka thënë ai.


I pyetur se si do ta anulojë projektin e Mini- Schengenit që është iniciuar gjatë qeverisjes së Ramës, Basha ka thënë se nuk ka projekt Mini-Schengeni.

“Nuk është e saktë procesi i Berlinit është tjetër gjë dhe Mini-Schengeni është shfaqe arushash Ballkanik. Tri arusha ballkanike njëri më popullsitë se tjetri, dështakë në raport me popullin, dalin e shesin qiqra në hell. Nuk ka Mini-Schengen ballkanik, ka proces të Berlinit dhe ka një proces në të cilin nuk mund të përparohet pa zgjidhur problemin më të madh. Nuk mund të injorojë Serbia në dhomë do të thotë hajt se po bëjmë Mini-Schengen pa njohur Kosovën”, tha Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori