Barcelona thuhet se ia ka ofruar mesfushorin Denis Suarez klubit anglez, Arsenalit.
Suarezit i është thënë privatisht se është i tepërt në kërkesat e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.
Kështu, mesfushori spanjoll është i lirë të largohet nga klubi në kërkim të futbollit të rregullt të ekipit të parë diku tjetër.
Pas situatës së tij me gjigantin katalunas shumë klube janë interesuar për të përfituar shërbimet e tij.
Sipas mediumit Independent, përfaqësuesit e Barcelonës e kanë ofruar atë te klubet kryesore të Ligës Premier.
Transferimi i tij do të mund të bëhej në një marrëveshje të reduktuar prej 14 milionë funte.
Me rivalët e Londrës, Chelsea dhe Tottenham gjithashtu mbajnë një interes në mesfushorin, por Barcelona thuhet se i ka ofruar ekskluzivisht atë Arsenalit.
Futbollisti 24-vjeçar ka punuar me shefin e Arsenalit, Unai Emery gjatë një sezoni në Sevilla kështu që menaxheri i Topçinjve tashmë ka një marrëdhënie pune me lojtarin. /Telegrafi/