Barcelona e ka mposhtur Cultural Leonesan me një gol të vonshëm në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Kupës së Mbretit.
Duke qenë se kundërshtari i katalunasve bën gara në në Segunda Division B – Group 1 (ligën e tretë në sistemin e futbollit spanjoll), pritej që Blaugranët të fitonin bindshëm, mirëpo kështu nuk ndodhi.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.
Mysafirët arritën ta zhbllokonin rezultatin me një gol të vonshëm (90’+1) nga Clement Lenglet, i cili shënoi pas një harkimi të Ousmane Dembele nga gjuajtja e lirë.
GOAL! Clement Lenglet (0-1) #CopaBarça pic.twitter.com/RnJmoq3ESg
— Media Cules Goal (@mediaculesgol11) October 31, 2018
Theksojmë që në minutat e fundit, Sergio Marcos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (90’+4).
Në këtë takim, Blaugranët luajtën me lojtarët rezervë, prandaj edhe rezultati nuk ishte shumë i thellë.
Sidoqoftë, ata do ta kenë mundësinë që të sigurojnë kualifikimin e mëtutjeshëm në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Camp Nou. /Telegrafi/