Site icon Telegrafi

Banka Botërore ndryshon parashikimin për Maqedoninë, rritje ekonomike vetëm prej 2%

Banka Botërore (BB) e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2016, për 1.7%, në vend të rritjes prej 3.7%, pra parashikimi i ri është se rritja ekonomike do të jetë 2%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për vitin 2017, parashihet që rritja ekonomike e Maqedonisë të jetë 3.3%, kurse për vitin 2018 të jetë 3.7%, si edhe 4% për vitin 2019. Ky është parashikimi më i ri, pas atij të qershorit që thoshte se rritja ekonomike do të jetë 4% për vitin 2017 dhe 2018./Telegrafi/

Exit mobile version