Në lagjen Mati 1, ku ndërtimet e reja dhe kërkesa për banim vazhdojnë të rriten, banesat me hapësirë më të madhe po bëhen gjithnjë e më të kërkuara nga familjet. Një e tillë është edhe kjo banesë në kompleksin VA Residence 4, e cila ofron organizim funksional dhe lokacion të favorshëm për jetesë të përditshme.
Banesë me sipërfaqe 119.03m² ndodhet në Rrugën "Ndue Përlleshi", në një nga zonat që vitet e fundit ka marrë zhvillim të shpejtë urban.
Hapësira e brendshme përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma gjumi, banjo, tualet dhe ballkon, duke e bërë të përshtatshme për familje që kërkojnë më shumë komoditet në organizimin e përditshëm.
Banesa ka orientim nga lindja, çka mundëson ndriçim natyral gjatë pjesës së parë të ditës.
Sistemi i ngrohjes është i mundësuar me energji elektrike, ndërsa ndërtesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim për banorët.
Mati 1 konsiderohet si një nga lagjet më të zhvilluara në Prishtinë, me prani të shkollave, çerdheve, marketeve dhe qasje të lehtë në rrugët kryesore që lidhen me qendrën e qytetit.
Nga ky kompleks ofrohen për shitje edhe banesa të tjera me metrazhë të ndryshme, duke ofruar më shumë alternativa për blerësit.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 3 dhoma gjumi
- 2 banjo
- 1 Tarracë
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje
- Mobilimi: Pa mobilim
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Ashensor
- Vendparkim
Kontakti:
Agjenti: Artan Badivuku
Emaili: artan.badivuku@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444
Kliko këtu për më shumë detaje:






Trending Real Estate
Telegrafi Real Estate në Email
Regjistrohu dhe pranoj ofertatme te reja ne emailin tend

















