Ballkani dhe Malisheva kërkojnë të rikthehen te fitoret, formacionet zyrtare

Ballkani është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat e kanë nisur shumë mirë këtë sezon dhe qëndrojnë në pjesën e epërme të tabelës.
Megjithatë në këtë sfidë si Ballkani ashtu edhe Malisheva vijnë pas ndalesave, ku kampioni luajti baras 1-1 me Dukagjinin, teksa Malisheva u mposht 1-0 nga Gjilani.
Të besuarit e Ilir Dajës duan tre pikët për tu barazuar me Llapin në krye, derisa Malisheva synon befasinë.
Formacionet zyrtare: Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Dellova, Potoku, Zyba, Limaj, Hamidi, Gripshi, Kryeziu, Berisha.

Nga
Telegrafi
24/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































