Bale i është kthyer stërvitjes me skuadrën para ndeshjes ndaj Espanyolit

Gareth Bale i është kthyer stërvitjes me skuadrën e parë, tre javë pas lëndimit në muskulin e pasmë të kërcit.
Los Blancos filluar stërvitjen që në mëngjes, për t'u përgatitur kështu sa më mirë për ndeshjen kundër Espanyolit.
Gjithashtu pjesë e stërvitjes ishin edhe dyshja Marco Asensio dhe Mariano Diaz, të cilët deri më tani ishin të lënduar.
https://twitter.com/RedWallNews/status/1089181296813924354
Trajneri Santiago Solari është i lumtur që lojtarët e lënduar po i kthehen skuadrës dhe stërvitjes pasi ata janë ndihmë e madhe.
"Do ta shikojmë kush luan nesër dhe në javët në vazhdim. Lojtarët po rikuperohen dhe ne duam që ata të jenë gati sa më shpejtë që është e mundur".

Nga
Telegrafi
26/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































