LAJMI I FUNDIT:

Babai i Luis Diaz flet për herë të parë që nga lirimi i tij nga rrëmbyesit

Babai i Luis Diaz flet për herë të parë që nga lirimi i tij nga rrëmbyesit

Luis Manuel Diaz, babai i sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz, ka folur për herë të parë që nga lirimi i tij nga rrëmbyesit në Kolumbi.

58-vjeçari u lirua të enjten pasi u mbajt rob për 12 ditë nga grupi gueril i majtë, Ushtria Nacionalçlirimtare (ELN). Diaz u kap më 28 tetor së bashku me gruan e tij, Cilenis, e cila u shpëtua nga policia menjëherë më pas.

Në një konferencë për shtyp, Luis Manuel zbuloi se ai u trajtua mirë nga rrëmbyesit e tij, të cilët e mbajtën në një vend malor që ai besonte se ishte afër kufirit me Venezuelën.


“Ishte shumë e vështirë, gati 12 ditë pa gjumë. Edhe pse trajtimi ishte i mirë, nuk ndihesha rehat, më mungonin gjërat, fëmijët e mi, qyteti im, miqtë e mi”, ka thënë Diaz.

Dy javë që nga rrëmbimi - më në fund lirohet babai i Luis Diaz
Lexo po ashtu Dy javë që nga rrëmbimi - më në fund lirohet babai i Luis Diaz

Diaz zbuloi gjithashtu se nuk janë dorëzuar para për lirimin e tij.

“Nuk ka pasur asnjë ofertë për para, nuk ka pasur nevojë, gjithçka është bërë ligjërisht”,shtoi ai.

I pyetur nëse kishte plane të shkonte në Angli për të jetuar me djalin e tij, ai u shpreh se ka dëshirë të vazhdojë jetën në Kolumbi, pasi aty gjenden e tërë familja e tij.

“Aspiratat e mia janë të qëndroj në qytetin tim, sepse në qytetin tim kam gjithë familjen time, kam babanë dhe nënën time të varrosur. Familja ime në përgjithësi është këtu në Barranca. Qeveria më ka dhënë një mbështetje të madhe, besoj se siguria do të më lejojë të qëndroj në Barranca”, vazhdoi Diaz.

Federata Angleze e Futbollit krijoi një precedent për shkak të mesazhit të Luis Diaz nën fanellë
Lexo po ashtu Federata Angleze e Futbollit krijoi një precedent për shkak të mesazhit të Luis Diaz nën fanellë

Luis Diaz ndërkohë, u paraqit për Liverpoolin të enjten gjatë humbjes së tyre në Ligën e Evropës ndaj Toulouse.

Anësori 26-vjeçar nuk luajti në ndeshjen e Ligës Premier ndaj Nottingham Forest një ditë pas rrëmbimit, por pastaj bëri një rikthim emocional duke shpëtuar një pikë në barazimin dramatik në minutat e fundit të Liverpoolit kundër Luton Town, të ​​dielën e kaluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori