Azemi: U munduam, por nuk mjaftoi

Përkundër luftës së madhe për rikthim në ndeshje pas 10 minutëshit të parë të dobët, Sigal Prishtina nuk e arriti këtë dhe në fund u eliminua nga FIBA Europe Cup, pasi u mposht si vendase me rezultat 70-83 nga skuadra greke AEK Larnaca.
“Nuk u dorëzuam për asnjë moment. As kur ishim duke humbur me 19 pikë. Këtë e treguam kur u afruam deri në 3 pikë, por nuk mjaftoi. Tani duhet të këndellemi dhe të shkojmë tutje, sepse na presin sfida të mëdha në Superligë të Kosovës dhe Balkan League,” ka thënë Edmond Azemi për basketbolli.com.
Azemi për 25 minuta në parket shënoi 6 pikë, 4 kërcime e 1 asistim.

Nga
Telegrafi
02/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































