Libri i ri kontrovers i Elizabeth Winklerit, Shekspiri ishte grua dhe herezitë e tjera [Shakespeare Was a Woman and Other Heresies], heton teoritë e dyshimta rreth dramaturgut të njohur.
“Nuk më pëlqejnë polemikat. Nuk i kërkoj ato. Ka disa njerëz që jetojnë për to, por unë jo. Më duket irrituese kur shoh punën dhe idetë e mia se keqinterpretohen dhe të shtrembërohen. Nuk është shaka”, thotë Winkler.
Tema në fjalë është ndoshta blasfemia e fundit ndaj kulturës britanike: Teoria që Shekspiri [William Shakespeare] mund të mos e ketë shkruar Hamletin, Makbethin, Ëndrrën e një nate vere dhe dramat e poezitë e tjera që mbajnë emrin e tij.
Dyshuesit e theksojnë mungesën e arsimit të lartë, formimin aristokratik të Shekspirit dhe mungesën e dokumenteve personale dhe të provave letrare që atë e lidhin drejtpërdrejt me veprat. Disa i përmendin autorët Francis Bacon, Christopher Marlowe ose Edward de Vere, si autorë të mundshëm të dramave të Shekspirit.
Sigurisht se ky do të ishte mashtrimi i mijëvjeçarit, pa pasur nevojë për ta falsifikuar shkeljen e njeriut në Hënë. Teoria mbetet jashtë konsensusit të përgjithshëm akademik dhe, siç thotë Winkler, “e palejuar”. Në librin e saj ajo shkruan se “kjo është bërë tema më e tmerrshme, më e mërzitshme, më e heshtur në historinë e letërsisë angleze”. “Në qarqet letrare”, shton ajo, “edhe fraza ‘Çështja e autorësisë së Shekspirit’ shkakton përbuzje. Nëse e shtroni rastësisht në një mjedis shoqëror, dikush mund t’ju ndëshkojnë sikur ta keni shqiptuar një fyerje. Dikush tjetër mund të çohet dhe të largohet nga dhoma. Sepse, është e turpshme të sugjerosh se zoti i letërsisë angleze mund të jetë zot i rremë. Është herezi”.
Gazetarja dhe kritikja 33-vjeçare amerikane thotë se ky nuk është libër polemik që kërkon të rrëzojë Shekspirin nga lartësia dhe të shtyjë para provat e dyshimta për një alternativë. Sipas saj, ajo sjell vështrimin e gazetares ndaj kësaj kontroverse.
Libri i saj paraqet tri argumente: lidhjen e çështjes së autorësisë me ngritjen dhe rënien e Britanisë perandorake dhe nevojën e saj për të krijuar mitet kombëtare; hulumtimin se si Shekspiri u shndërrua në kryezot laik dhe me teatrin që mbushte boshllëkun e lënë nga rënia e kishës; si dhe sfidimin e nevojës njerëzore për t’u kapur pas besimit kur dyshimi mund të jetë përgjigjja e duhur.
Pikëpamja e saj qendrore nuk është çështja e autorësisë, por ekosistemi i egove, i interesave personale, i grindjeve letrare dhe kulteve të adhurimit. I hasim stratfordianët që e mbrojnë gjenialitetin e Shekspirit me zell fetar dhe anti-stratfordianët që përgjigjen me të njëjtën egërsi të kundërt si mosbesuesi Richard Dawkins [që ka kritikuar Shekspirin për mungesë edukimi]. Kështu ka pak hapësirë për agnostikët.
Winkler shkruan: “Çështja e autorësisë është si një lojë [Game of Clue] e luajtur gjatë shekujve. Arma është lapsi. Krimi është krijimtaria e veprave më të mëdha të letërsisë në gjuhën angleze. Ata që dyshojnë janë të shumtë. Loja luhet në dhoma dhe bodrume, përtej fushëveprimit të autoriteteve … Me raste, raportet për lojën shfaqen në shtyp dhe autoritetet (me të cilat dua të them studiuesit e Shekspirit) janë të inatosur”.
Winkler u fut në këtë përleshje katër vjet më parë, me një ese në revistën “Atlantic” me titullin “A ishte bardi, grua?”, duke e dhënë idenë se Emilia Bassano Lanier, poete e shekullit XVI me origjinë italiane, kishte dorë në veprën që i atribuohet njeriut nga Stratfordi. Pati reagim të ashpër që nga studiuesit e nivelit të lartë e deri te komentuesit e thjeshtë në rrjetet sociale.
Winkler u shpreh për The Guardian: “U qortova shumë shpejt si teoriciene konspirative dhe mohuese. Më krahasuan me antivaksinistët dhe si furnizuese e dezinformatave. Krahasime shumë të shëmtuara. Në fillim ishte tronditëse. Kurrë më parë nuk jam sulmuar kështu si një shkrimtare”.
Reagimet ekstreme e shtynë Winklerin të kuptojë se e kishte prekur nerv që kërkonte shqyrtim të mëtejshëm në një libër. “Pse janë kaq emocionalë? Pse janë kaq të inatosur? Pse një pyetje rreth autorësisë së shfaqjeve 400-vjeçare i shqetëson njerëzit kaq shumë? Gërmova në histori dhe ti e sheh se si kjo gjë lidhet me identitetin britanik dhe me imperializmin, me ndryshimet fetare dhe sociale përgjatë shekujve”, thotë ajo. “Nuk më intereson se çfarë besojnë njerëzit për Shekspirin. Nuk është puna këtu. Psikologjia e besimit është në një pjesë të madhe të librit, por ajo që më interesoi ka të bëjë me këto çështjet më të mëdha të autoritetit, të besimit dhe sigurisë dhe të problemit të historisë se si e interpretojmë dhe ndërtojmë të kaluarën. Kjo është ajo që më nxit”. /Nga: David Smith/The Guardian/Përthimi i pjesshëm nga: Telegrafi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët