Aubameyang zgjidhet lojtari më i mirë i muajit shtator në Ligën Premier

Liga Premier ka zgjedhur sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang si më të mirin e muajit shtator.
Muaji shtator ka dhuruar shumë emocione, aksion, ndeshje të bukura, gola dhe shumëçka tjetër.
Megjithatë, disa klube dhe disa futbollistë kanë vazhduar dominimin e tyre, rezultatet pozitive dhe formën e lartë në këtë fillim sezoni.
I tillë është edhe sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang, i cili ishte i papërmbajtshëm me Arsenalin në ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij muaji.
Aubameyang pati formë të lartë duke u treguar 'vrastarë' me pesë gola të shënuara në katër ndeshje.
Ylli i Topçinjve shënoi në ndeshjet ndaj Watfordit dy gola dhe një gol ndaj Aston Villas, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.
Ai në këtë garë mposhti Alexander-Arnold (Liverpool), Son Heung-min (Tottenham, Kevin De Bruyne dhe Riyad Mahrez (Manchester City). /Telegrafi/





















































