Ka ngjarje ku si gazetar duhet të shkosh, sepse do të raportosh. Por, jo për akt ceremonial (fjala është për festimin e 60-vjetorit të marrëveshjes së pranimit të punëtorëve turq në Gjermani. Marrëveshja e pranimit të fuqisë punëtore, e nënshkruar mes Gjermanisë dhe Turqisë është edhe pjesë e historisë së jetës sime. Kur im atë në shtator 1969 erdhi si punëtor i ftuar (gastarbajter) në Gjermani, fillimisht më la mua gjashtëmuajsh, dhe nënën, në vendlindje. Plani i tij ishte të punonte vetëm pak vjet, të fitonte ca para dhe të kthehej sërish. Por, gjithçka rrodhi ndryshe dhe pa familjen nuk bëhej. Më 18 prill 1970, erdha bashkë me nënën, në Berlin. Ky qytet do të bëhej qyteti im.
Kopshtin, shkollën, studimet … të gjitha këto i përmbylla me sukses, ndoshta sepse nuk e kam harruar kurrë një mesazh të tim ati. “Ti duhet të punosh dy herë më shumë se gjermanët”! Këto ishin fjalët e tij. Vërtet, kam punuar shumë. Por, në shoqërinë gjermane më duhej shpesh justifikohesha për suksesin, madje edhe ta mbroja. Megjithëse mund të them se, pavarësisht prindërve të mi që sot do t’i fusja në “shtresën e paarsimuar”, unë nuk jam rritur në një botë paralele. Mua m’u dha rekomandimi për të vazhduar gjimnazin dhe nuk kam pas vetes një “histori getoje”. Ndoshta kam pasur shumë fat me mësuesit që më kanë trajtuar njësoj si nxënëset e nxënësit e tjerë.
“Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz”. Kjo fjali e njohur e shkrimtarit Max Frisch nga viti 1965, preku një nerv atë kohë. Këtë fjali e citoi edhe presidenti gjerman në fjalimin e tij në ceremoninë e festimit të nënshkrimit të marrëveshjes dhe kujtoi se Max Frisch që atëherë e kishte kuptuar se politika e punësimit e viteve 1960’70-të ishte dritëshkurtër.
Ata na quajtën “të ftuar”, por unë dhe prindërit e mi u bëmë fqinjë. Ky 60-vjetor duhet të na sjellë në mendje brezin e parë të punëtorëve të ardhur që e bënë këtë vend atdhe të tyre. Një fjalë e urtë turke thotë: “Atdheu nuk është aty ku ke lindur, por aty ku e ke barkun plot”. Dhe ky vend është Gjermania.
Në një moment të fjalimit të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, më duhet ta pranoj, m’u mbushën sytë me lot. Steinmeier tha se “historia e punëtorëve të ftuar meriton vendin e duhur në librat tanë shkollorë dhe në kulturën tonë të kujtesës; një shënim anash nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre. Kur ne t’i rrëfejmë historitë e tyre, si pjesë integrale të historisë së kësaj republike, të këtij vendi, atëherë do të kuptojmë edhe historinë e të gjithëve”. Me të drejtë.
Pesëdhjetë e pesë punëtorë turq mbërrijnë në Aeroportin e Dyseldorfit më 27 nëntor 1961 – ky është grupi i parë i minatorëve që u angazhuan fillimisht për një vit në Gjermani
Kur shkruaj këto rreshta, më bie ndërmend im atë dhe nëna që njësoj si koleget dhe kolegët e tyre gjermanë, tek Siemens-i, duhej të përmbushnin normën e punës. Po, prindërit e mi nuk duhet të jenë një shënim diku anash. Prindërit e mi dhe të gjithë punëtorët e ardhur nga Turqia, Italia, ish-Jugosllavia, Greqia, Spanja, Portugalia, Vietnami apo Angola janë pjesë e historisë gjermane. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre që Gjermania të jetë sot ajo që është: e fortë, me diversitet, fantastike. Ata duhet të zënë vend në librat e historisë së Gjermanisë. Pikërisht për këtë ishte kaq e rëndësishme kjo ceremoni, për të na kujtuar gjithmonë për atë se çfarë kanë bërë për këtë vend njerëz si prindërit e mi.
Brezi i dytë, i tretë dhe i katërt i të ardhurve kanë lindur shumica në Gjermani. Megjithatë, shumë prej tyre duhet ende të tregojnë se përshtaten këtu. Ende atyre u lihet të kuptohet se nuk janë të mirëseardhur. Këto kohë duhet t’i përkasin së shkuarës. E, këtë duhet ta kuptojnë edhe ata që jetojnë gjithmonë me të shkuarën. Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë. Do të qëndrojmë që ky vend, i cili është edhe atdheu ynë, të bëhet më i mirë.
Unë e kam vendin në mesin e kësaj shoqërie dhe ashtu si e kërkon presidenti Steinmeier, do ta mbaj këtë vend. Ne të gjithë do ta formësojmë këtë shoqëri, sepse është edhe shoqëria jonë. Ne i përkasim këtij vendi. Si të gjithë ata, prindërit e të cilëve erdhën në Gjermani si fuqi punëtore. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë