Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka paralajmëruar troç lojtarët e tij se të gjithë janë në rrezik dhe nuk ka asnjëri vendin e sigurt në formacion.
Gjermani është i tërbuar me mënyrën se si është zhvilluar sezoni i skuadrës në gara të ndryshme.
Humbja e madhe 4-1 ndaj Manchester Cityt ka tërhequr zemërimin e Klopp, me trajnerin që pranon se mund të fillojë një rinovim masiv të skuadrës së tij.
“Ne kemi mundësi për të ndryshuar dhe duhet të ndryshojmë. Nuk mund të mbyllim sytë dhe të bëjmë të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sports.
“Kjo situatë do të thotë gjithashtu se dera është e hapur me kilometra për të gjithë që të hyjnë në ekip sepse janë vetëm dy ose tre lojtarë që e kanë vendin e tyre pothuajse të sigurt. Djemtë e dinë këtë, kjo është një gjë që u kam thënë”.
“Dje kishim Luis Diaz të rikthyer, por ende jo gati. Thiago Alcantara ishte duke u stërvitur dhe dukej shumë mirë, kështu që ata po kthehen”.
“Jam shumë i sigurt se disa po thonë ‘mbylli sytë, hapi sërish – sezoni mbaron’, por kjo nuk do të ndodhë dhe ne duhet ta kalojmë këtë së bashku. Sidomos kur sheh menaxherin e 12-të që shkarkohet në ligë dhe ne jemi pothuajse njeriu i fundit në këmbë”.
“Ne e dimë se kjo nuk është për shkak të gjërave që bëmë këtë sezon, por për shkak të gjërave që bëmë në të kaluarën. Nëse ky do të ishte sezoni im i parë, të gjithë e dinë që do të isha me pushime tani”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/