Ashton përmes një deklarate për media theksoi BE-ja ka miratuar Strategjinë për të Drejtat e Njeriut për të shtuar efikasitetin dhe konsistencën e politikave të BE-së për të drejtat e njeriut me një shtrirje të plotë të aktiviteteve të saj.

“BE-ja gjithashtu është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe në tetor të vitit 2012 si njohje e punës së saj për pajtim, demokraci dhe promovim in e të drejtave të njeriut, e cila ka ndihmuar në zgjerimin e hapësirës së paqes dhe stabilitetit në kontinent. Po i bije që prezantimi i këtij çmimi prestigjioz të jetë në ditën e festimit të të drejtave të njeriut”, tha ajo.


Tema e Ditës së të Drejtave të Njeriut këtë vit është përfshirja dhe e drejta për pjesëmarrje në jetën publike.

“Një numër i vendeve në zonën e afërt siç janë Tunizia, Libia dhe Egjipti në mënyrë të suksesshme kanë organizuar zgjedhjet në vitin e kaluar, duke iu lejuar shumë qytetarëve që të votojnë lirshëm për herë të parë dhe duke iu ofruar atyre mundësinë që të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre. Ky trend drejt demokracisë ishte po ashtu i pranishëm edhe më larg. Pas dekadave të represionit të brendshëm, ndryshime të mëdha janë duke ndodhur më në fund në Burma/Mianmar.

Në Somali, ne e kemi mirëpritur miratimin e një kushtetute të re të përkohshme dhe në Sierra Leone, zgjedhjet e fundit janë mbajtur në një mjedis paqësor”, tha Ashton.

Ajo vlerësoi se ende mbetet shumë për t’u bërë për të mbështetur ata të cilët e rrezikojnë jetën e tyre në mbështetje të të drejtave themelore në të cilat besojnë dhe duke shpresuar për një të ardhme më të mirë për vete dhe për gjeneratat ardhshme.

“Ne besojmë se secili duhet të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën e vet për pjesëmarrje të barabartë. Gratë dhe të rinjtë kanë qenë në ballë të shumë lëvizjeve demokratike të cilat i kemi parë këtë vit dhe kanë qenë inspirim për njerëzit në mbarë botën. Personat me aftësi të kufizuara ende ballafaqohen me pengesa për ushtrimin e të drejtave të tyre për të marrë pjesë në jetën publike, të cilat mund të adresohen. BE-ja është e përkushtuar që të punojë me qeveritë në mbarë botën, nëpërmjet organizatave multilaterale dhe ndërkombëtare dhe në një frymë të partneritetit të mirëfilltë me shoqërinë civile për të mbështetur demokracitë e reja dhe për të siguruar të drejtën për përfshirje dhe pjesëmarrje në jetën publike mund të bëhet realitet konkret për të gjithë”, shprehet Ashton në deklaratën për media. /Telegrafi/