Site icon Telegrafi

Arsenali duhet të pranojë ofertë të reduktuar për të shitur Aubameyangun

Gjigantët e Ligës Premier, Arsenali duhet të pranojnë një tarifë të reduktuar transferimi për Pierre-Emerick Aubameyang në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Gabonit ka përjetuar një javë të vështirë pasi iu hoq shiriti i kapitenit të klubit këtë javë nga menaxheri Mikel Arteta pas disa problemeve disiplinore.

Aubameyang ishte një ditë me vonesë në kthimin e tij nga një udhëtim personal i autorizuar në Francë.

Lexo po ashtu Arteta flet përsëri për situatën e Aubameyangut te Arsenali

Sipas mediumit Daily Mail, ‘Auba’ nuk ka të ardhme në klubin nga Emirates, pasi menaxheri spanjoll mund të ketë humbur besimin tek ai.

Megjithatë, një shitje në janar do të ndodhë vetëm nëse Arsenali pranon një tarifë transferimi të reduktuar masivisht, duke pasur parasysh pagën dhe moshën e lartë të Aubameyang.

32-vjeçari është i lidhur me Barcelonën, por klubi katalunas ka probleme të mëdha financiare për momentin. /Telegrafi/

Exit mobile version