Arsenali ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit anglez, Ligës Premier.

Topçinjtë janë kthyer te fitoret në ndeshje ndaj Bournemouthit, pas dy humbjeve radhazi në kampionat.


Golat në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit i shënuan Danny Welbeck (6’, 50’) dhe Alexandre Lacazette (27’).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje padyshim se ishte Welbeck, i cili u notua me notë 9.0, ndërsa nota më e ulët shkoi për Ryan Fraser që u notua me 5.6.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, që u notua me 7.4. /Telegrafi/Arsenal:

notat arsenali e1504972942182

Bournemouth: 

notat arsenali 1 e1504972978270

telegrafi sport app