LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i dyshuari për organizim të lojërave të fatit-bixhozit.

Policia njofton se lojërat organizohesh në lokalin e personit të dyshuar.

“Njësitet policor nga stacioni policor në Gjilan kanë pranuar informata se në një lokal në Gjilan, organizoheshin dhe zhvilloheshin lojëra fati të kundërligjshme. Me urdhër të prokurorit realizohet urdhër kontroll në lokalin në fjalë ku hasen shtatë persona dhe pronari i lokalit i dyshuari me iniciale (C. S.). I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në pranin e avokatit mbrojtës”, njofton Polcia.


Tutje, në njoftim thuhet se gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, 5 televizorë, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori