Arrestohet një person në Drenas me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë

Një person është arrestuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga autoritetet Austriake.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:15, në Drenas.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet Austriake, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njejti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































