LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për prerje ilegale të pyjeve

Arrestohen dy persona për prerje ilegale të pyjeve

Të martën Drejtoria Rajonale, Gjilan përkatësisht patrulla policore e Stacionit Policor të Novobërdës ka pranuar informatë se disa persona janë duke bërë prerje ilegale të pyjëve në pronën shoqërore në afërsi të fshatit Manishincë Komuna e Novobërdës.

Siç bëhet e ditur, patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes por për shkak të terrenit të pa përshtatshëm ka kërkuar mbështetje nga Njësitit Rajonal për Reagim të Shpejtë.

Është arritur që të arrestohen dy persona të dyshuar B.O. (2002) dhe A.O.(2003) me banim në fshatin Llabjan, Komuna Novobërdës të cilët me automjetet e ngarkuara me një masë drusore të cilat dyshohet se i kishin prerë në pronën shoqërore.


“Masa drusore që dyshohet se është vjedhur është konfiskuar nga ana e autoritetit pyjore, ndërsa dy automjetet që besohet se janë përdorë për transport të kësaj mase drusore janë konfiskuar nga ana e policisë”.

“Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Telegrafi/