LAJMI I FUNDIT:

Apple shet 4 milionë iPhone 4S

Apple shet 4 milionë iPhone 4S

Gjenerata e pestë e iPhone, përkatësisht modeli iPhone 4S ka filluar të shitet që nga e premtja e kaluar, ndërsa Apple sot ka thënë se ka arritur të shesë më shumë se 4 milionë copë me para-porosi, ndërsa shitje të mëdha pritet të kenë ndodhur edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Shifrat e para të shitjeve për iPhone 4S janë publikuar dy ditë pasi që i njëjti ka filluar të shitet në dyqanet e Apple dhe operatorëve mobil nëpër botë, ndërsa vetëm nga para-porositë janë shitur mbi 4 milionë copë.

“iPhone 4S ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm, me më shumë se 4 milionë copë të shitura në javën e parë të lansimit, dhe ky numër është rreth dy herë më i madh, krahasuar me shitjet e iPhone 4, në tri ditët e para të paraqitjes në treg” ka thënë Philip Schiller, zv. president i Apple për Marketingun Global të Produkteve të kompanisë.

“iPhone 4S është një hit i vërtetë në mbarë botën, së bashku me iOS 5 dhe iCloud. iPhone është telefoni më i mirë i bërë ndonjëherë” ka thënë ai.


Në të vërtetë është kështu siç ka thënë përfaqësuesi i Apple, pasi që iPhone ka thyer të gjitha rekordet e shitjeve për një telefon të mençur mobil. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Teknologji
Loja e parë në shqip “Okey Friends” (Video)

Loja e parë në shqip “Okey Friends” (Video)

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Teknologji
Kalo në kategori