LAJMI I FUNDIT:

Aplikimi i laserit në dermatologji

Aplikimi i laserit në dermatologji

044 161 317
shkendijad@gmail.com

Sikurse në çdo lëmi tjetër edhe në dermatologji, laserët kanë gjetur aplikim për më shumë se 20 vjet, për trajtimin e ndryshimeve dhe sëmundjeve të ndryshme të lëkurës.

Në botë është në ekspansion prodhimi dhe aplikimi i tyre duke e pasur parasysh suksesin e arritur në trajtimin e problemeve të lëkurës në mënyrë më të thjeshtë më të shpejtë dhe me sukses permanentë.


Person kompetent për trajtim me laser të ndryshimeve në lëkurë është vetëm dermatologu i trajnuar për punë me te. Në duart e tij ky aparat shndërrohet në mjet adekuat dhe jo të rrezikshëm për manipulim dhe në këtë mënyrë evitohen dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga përdorimi i laserit nga personat jo kompetent.

Principi i punës së laserëve konsiston në rrezet që lëshohen nga kristalet e ndryshme, rrezet e intensive pulsuese te dritës si dhe radiovalët, të cilat kanë efekte te mrekullueshme.

Në kohen e fundit si më të suksesshëm janë aparaturat (IPL) me kombinim rrezesh me efekte të shumëllojta dhe me gjatësi të ndryshme valore, dhe diapazon më të gjerë veprimesh, përkundër atyre me njëlloj rrezesh dhe me efekte të mjaftuara dhe te kënaqshme, por me diapazon më të ngushtë veprimesh.

Laserët në dermatologji kanë gjetur aplikim kryesisht te çrregullimet vaskulare më tepër beninje: si teleangiectazite (kapilarët e zgjeruar deri në 3 mm, Nevus flameus, poikilodermia , rosacea, angiomat, spidernevuset dhe skuqjet e ndryshme të lëkurës së fytyrës dhe qafës, e më pak te format e rënda si Hemangiomat dhe kapilarët e mëdhenj në ekstremitete.


Poashtu shumë të suksesshëm janë treguar në eliminimin e pasojave të dëmtimit të lëkurës nga rrezet e diellit si hiperpigmentimet, elastozën, duke bërë freskimin e lëkurës së fytyrës dhe tërheqjen e saj dhe me atë edhe zbutjen e rrudhave.
I suksesshëm është treguar sidomos te epilimi permanent (heqja permanente) i qimeve të fytyrës dhe trupit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.


Efekte të mjaftuar ka treguar edhe në heqjen e tatuazheve, eliminimin e akneve dhe poreve të zgjeruara, përmirësimin e sëmundjeve si Psoriasa vulgare, leukodermitë e ndryshme,ndërsa më pak i suksesshëm është treguar tek vitiligo.
Disa nga laserët mund të bëjnë ablacionin (djegien) e shtresave sipërfaqësore të lëkurës me qëllim të heqjes së cikatrikseve (shenjave dhe vrajave) pas mjekimit të akneve.

Në përvojën time disavjeçare të aplikimit të laserëve mund të them se nënshtrimi i tretmaneve laserike, zakonisht ka rezultuar me arritjen e rezultateve të kënaqshme në trajtimin e qimeve, kapilarëve, skuqjeve të fytyrës, akneve dhe freskimit të lëkurës, por që të arrihet kjo duhet durim dhe qëndrueshmëri në trajtimet e përmuajshme ose 6 javësh, për të arritur qëllimin.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sheqeri dhe aknet

Sheqeri dhe aknet

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori