Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja e Francës në javën kur pritej që të njoftohej ekipi i Francës për ndeshjet e tetorit.
Me këtë vendim, ai i jep fund një karriere prej një dekade me Francën, aty ku pati 137 paraqitje dhe shënoi 44 gola.
Sulmuesi 33-vjeçar ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor të Francës gjatë tërë këtyre viteve ndërsa ka luajtur rol kyç në triumfin e Botërorit 2018.
Ai gjithashtu ka ndihmuar ‘Gjelat’ që të fitojnë Euro 2016 si dhe Botërorin e vitit 2022 ku triumfuan ndaj Kroacisë.
C’est avec le cœur plein de souvenirs que je clos ce chapitre de ma vie. Merci pour cette magnifique aventure tricolore et à bientôt. 🇫🇷 pic.twitter.com/qpw8dvdtFt
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) September 30, 2024
Për herë të parë që nga fillimet e tij tek Franca, Griezmann ishte lënë jashtë formacionit startues për Didier Deschamps, duke mbetur në bankën rezervë për gjysmëfinalen ndaj Spanjës në Euro 2024 si dhe në dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.
137 paraqitjet e Griezmann janë të barabarta me ato të Olivier Giroud ndërsa ai është vetëm mbrapa Lilian Thuram (142) dhe Hugo Lloris (145).
Sa i përket aspektit të golave, vetëm Giroud (57), Thierry Henry (51) dhe Kylian Mbappe (48) gjenden para tij./Telegrafi/