Juria e edicionit të pestë të festivalit Anibar përbehet nga Visar Arifaj (animator), Igor Prassel (drejtor i festivalit Animateka në Slloveni), Eva Pavlovicovska (drejtoreshë e festivalit AncaFest në Sllovaki), Izabela Plucinska (regjisore e animacionit nga Polonia) dhe Ridvan Çevik (regjisor i animacionit nga Turqia).
Filmat do të shfaqen në disa programe të ndara, të cilat do të jenë me tematika të veçanta, një program do të zgjatë një orë dhe në të mund të ketë varësisht katër-pesë filma të animuar.
Juria do të ndajë tre çmime, filmi më i mirë ndërkombëtar, filmi më i mirë i Ballkanit, si dhe filmi më i mirë i punuar nga studentët. Ketë vit për herë të parë do të ndahet edhe çmimi i publikut.
Igor Prassel ka lindur në Slloveni. Për një kohë të gjatë, ai ka qenë bashkë-redaktor i të vetmes revistë komike sllovene Stripburger. Ai po drejton një program të filmave të animuar në kinotekën sllovene. Punon si gazetar i pavarur, programues i filmave të animuar dhe pjesë e bordit drejtues të shumë festivaleve në Slloveni dhe më tej. Në vitet 2011 dhe 2012, ai punoi si anëtar i jurive për vlerësimin e produksionit të animacioneve të shkurtra për CICLIC (Francë), La Poudriere (Francë). Ai bashkëpunon me Festivalin e Filmave të Animuar Animafest në Zagreb si këshillues i programeve. Ai është anëtar krijues i Shoqatës së Filmave të Animuar Sllovenë. Në vitin 2004, ai e themeloi Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit, Animateka, ku është drejtor artistik.
Visar Arifaj është dizajner grafik i fokusuar në ilustrime dhe animacione klasike. Visari kreu studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, departamentin e Dizajnit Grafik. Visar Arifaj është bashkëthemelues i kompanisë së dizajnit Trembelat. Ai veçohet me krijimin e videolojërave, ilustrimeve editoriale dhe të produkteve, krijimin e stripave dhe videove të animuara. Nga viti 2013 njihet si një nga themeluesit dhe kryetar i Partisë së Fortë.
Izabela Plucinska e lindur në Poloni, ajo studioi në Akademinë e Arteve në Lodz dhe në Shkollën Kombëtare të Filmit në Poloni. Me projektin e saj filmik të diplomimit JAM SESSION, në garën e filmave të shkurtër në Berlin IFF 2005, fitoi Ariun e Argjendtë. Ishte regjisore e 7 MORE MINUTES dhe MARATHON, e cila ishte bashkëpunimi i saj i parë me animatoren dhe regjisoren sllovene, Spela Cadez. Në vitin 2009, ajo përfundoi projektin e saj më të madh, një adaptim 25 minutësh i librit të famshëm gjerman të fotografive ESTERHAZY nga Irene Dische dhe Hans-Magnus Enzensberger.
Eva Pavlovicovska ka diplomuar në fakultetin juridik në Bratisllavë dhe po ashtu studime mbi Regjinë në shkollën e filmit në Zlin. Në 2010, ajo ishte bashkëthemeluese e revistës Kinecko, ku ajo punon si redaktore dhe producente ekzekutive. Prej vitit 2012, ajo është drejtoreshë e Festivalit Internacional të Animacionit Fest Anca. Ajo po ashtu ishte bashkëthemeluese e kompanisë FILMTOPIA. Ne kohën e lirë, ajo përqendrohet në xhirimin e filmave eksperimental.
Ridvan Cevik i lindur në Turqi. Filloi të prodhojë animacion në Universitetin Anadolu, fakultetin e Arteve të Bukura, Thellësi të Animacionit. Pas diplomimit, ai punoi në reklama të ndryshme si animator i pavarur i personazheve, dizajner i personazheve, krijues i skicave dhe drejtor i animacionit. Aktualisht, po punon mbi tezën e tij të nivelit master mbi animacion në po te njëjtin universitet dhe duke prodhuar filma të shkurtër.
Për më shumë informata rreth festivalit Anibar që fillon me datat 5 deri me 10 gusht ju lutem vizitoni faqen zyrtare të internetit www.Anibar.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Përsëri, për gratë...

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa