Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: La Liga pezullon kampionatin për dy javë

2020/03/GettyImages-671946618.jpg
243:"NEW YORK, NY - APRIL 23: A view of the LaLiga logo at a roofop viewing party of El Clasico - Real Madrid CF vs FC Barcelona hosted by LaLiga at 230 Fifth Avenue on April 23, 2017 in New York City. (Photo by Brian Ach/Getty Images for LaLiga)
9:"Brian Ach

La Liga është pezulluar për të paktën dy javë për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

La Liga dhe Segunda në marrëveshje me AFE (Shoqata e Lojtarëve) kanë vendosur të pezullojnë të gjitha ndeshjet në dy ligat kryesore të Spanjës për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

"Duke marr parasysh rrethanat e njohura këtë mëngjes, duke iu referuar edhe karantinës së vendosur nga Real Madridi dhe pozitave të tjera te lojtarët nga klubet e tjera, La Liga konsideron se rrethanat janë tashmë për veprim kundër COVID- 19”.

“Rrjedhimisht, në përputhje me masat e përcaktuara në Dekretin Mbretëror 664/1997 të 12 majit, La Liga  pranon të pezullojë të paktën dy raundet e ardhshme ", thuhet në komunikatë.

"Vendimi do të rivlerësohet pas përfundimit të karantinave të përcaktuara në klubet e prekura dhe situatat e tjera të mundshme që mund të shfaqen”.

"La Liga, si organizatore e garës, i ka njoftuar edhe autoritet tjera RFEF, CSD dhe klubet".

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përfshin anulimin e ndeshjeve të planifikuar të enjten mes Real Madrid dhe Eibar, si dhe atëtë së shtunës mes Mallorcas dhe Barcelonës. /Telegrafi/