Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Arbër Prekazi nënshkruan me Malishevën

2023/08/Prekazi-Malisheva.jpg

Malisheva ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Arbër Prekazi, i cili në sezonin e fundit luajti te Gjilani.

Klubi nga “Liman Gegaj” ka njoftuar nënshkrimin me Prekazin në ditën e ndeshjes së parë të sezonit 2023/24 në Albi Mall Superligën.

Është vet Malisheva që ka njoftuar transferimin e Prekazit me anë të një postimi në faqen zyrtare, duke mos treguar kohëzgjatjen e kontratës.

Postimi i MalishevësQendërmbrojtësi Arbër Prekazi nënshkruan me FC MalishevënPrekazi është transferuar nga SC Gjilani, njëra nga transferimet më të rëndësishme, duke e forcuar edhe më shumë vijën e mbrojtjes. Përvoja e tij dhe aftësia udhëheqëse janë aset i paçmueshëm për skuadrën tonë.Arbërit i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese në synimin tonë të përbashkët./Telegrafi/