Please enter at least 3 characters.

Zvicra ofron mjedis “diskret dhe të besueshëm” për bisedimet SHBA-Iran

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, vendi po ofron një mjedis “diskret dhe të besueshëm” në Burgenstock për bisedimet mbi zbatimin e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar nga SHBA-ja dhe Irani.

“Diplomatë nga vende të ndryshme që ndodhen aktualisht aty po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ruajtur dialogun”, tha ministria zvicerane.

“Për arsye konfidencialiteti, nuk mund të jepen informacione të mëtejshme lidhur me të pranishmit ose diskutimet”, shtoi ministria.

Të mërkurën, presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan në mënyrë elektronike “Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit”, të ndërmjetësuar nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif.

Memorandumi synon të hapë rrugën për t’i dhënë fund konfliktit të nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, si pjesë e përpjekjeve për uljen e tensioneve. /AA/