Zhduket një person në Prizren, rasti po hetohet
Zhduken dy burra në Gjilan, rasti po hetohet
Zhduken dy burra në Gjilan, rasti po hetohet
14/07/2026
Një person ka njoftuar se djali i tij me probleme psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 05.07.2026 në rrugën “Besim Shala”, në Prizren.
Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Besim Shala, Prizren 05.07.2026. Ankuesi mashkull kosovar, me datë 13.07.2026 ka njoftuar se djali i tij me probleme psikike, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/


