Zhduket një person në Prishtinë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim
10/07/2026
Një grua ka raportuar se djali i saj ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendodhjen e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 07:00 në rrugën “Selman Berisha”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se rasti është nën hetime.
“Rr. Selman Berisha, Prishtinë 08.07.2026 – 07:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/


