Zelensky tregoi pse SHBA-ja dhe Ukraina kanë nevojë për njëra-tjetrën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i është drejtuar drejtpërdrejt popullit amerikan me një paralajmërim për rreziqet e luftës moderne dhe zhvillimit të dronëve ushtarakë.
Ai theksoi se “bota nuk ka më distanca”, duke shtuar se dronët tashmë janë në gjendje të godasin objektiva në mijëra kilometra largësi dhe se në të ardhmen kjo rreze mund të rritet edhe më shumë.
“Sipas tij, brenda një, dy apo tre vitesh, dronët mund të godasin deri në 10 apo 20 mijë kilometra, madje me kosto më të ulët dhe në formë ‘tufash’ të organizuara”, duke paralajmëruar se mbrojtja individuale e vendeve nuk do të jetë e mjaftueshme.
Zelensky theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për t’u përballur me këto kërcënime të reja, duke nënvizuar se vendet duhet të ndihmojnë njëra-tjetrën në mbrojtje dhe në zmbrapsjen e agresionit.
“Amerikanët kanë nevojë për ne, dhe ne kemi nevojë për Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e aleancës mes Ukrainës dhe SHBA-së në kushtet e sigurisë globale në ndryshim.
Ndryshe, SHBA-ja është vendi kryesor që e ndihmon Ukrainën në luftën kundër Rusisë. /Telegrafi/


