Please enter at least 3 characters.

Zelensky: Rebelimi i Wagner ndikoi shumë në fuqinë ruse

2023/07/1-16.jpg
388:"Ukrainian President Volodymyr Zelensky addresses a joint press conference with Spain's Prime Minister following their talks in Kyiv, on July 1, 2023. Spanish Prime Minister Pedro Sanchez arrived in Kyiv on July 1, 2023, to signal EU support for Ukraine as the country's commander-in-chief said he was frustrated by the slow deliveries of Western weapons. (Photo by Sergei CHUZAVKOV / AFP)
3:"AFP

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se përpjekja për grushtshtet të shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin në Rusi javën e kaluar, "ndikoi shumë fuqinë ruse në fushëbetejë" dhe mund të përfitonte nga kundërofensiva e Ukrainës.

“Ata po e humbin luftën. Ata nuk kanë më fitore në fushëbetejë në Ukrainë, ndaj po fillojnë të kërkojnë fajtorin”, tha ai në konferencën për shtyp të mediave spanjolle, e cila u mbajt dje në Kiev, transmeton Telegrafi.

“Rebelimi i Prigozhin mund të jetë i dobishëm në fazat e hershme të kundërofensive të Ukrainës. Ne duhet ta përdorim këtë situatë për të larguar armikun nga vendi ynë", shtoi presidenti ukrainas.

Zelensky tha se kundërofensiva nuk do të jetë e shpejtë, sepse ai vlerëson jetët njerëzore.

“Çdo metër, çdo kilometër paguhet me jetë... Mund të bësh diçka shumë shpejt, por fushëbeteja është tërësisht e minuar. Njerëzit janë thesari ynë. Prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi Zelensky

I pari i Ukrainës pohoi gjithashtu se 21,000 mercenarë të Wagner u vranë në lindje të Ukrainës. Ai nuk ka specifikuar se për cilën periudhë bëhet fjalë.

"Grupi më i fuqishëm i Wagner ishte në lindje të Ukrainës. Trupat tona vranë 21,000 pjesëtarë të Wagner vetëm në lindje të Ukrainës dhe plagosën 80,000 prej tyre", tha për fund Zelensky. /Telegrafi/