Ylli i Real Madridit shtynë përpara largimin nga Santiago Bernabeu
Anësori i Real Madridit, Rodrygo, po del si një objektiv kryesor transferimi për Arsenalin, me besimin në rritje se një transferim mund të materializohet sapo të përfundojë Kupa e Botës për Klube.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, lojtari brazilian pritet të informojë Madridin për dëshirën e tij për t'u larguar pas turneut, duke i hapur derën një transferimi të mundshëm gjatë verës.
"Mendoj se Rodrygo po shndërrohet shpejt në objektivin e ëndrrave të Arsenalit", ka thënë eksperti i transferimeve.
"Nga ajo që po dëgjoj, sapo Real Madridi të kthehet nga Kupa e Botës për Klube, Rodrygo do ta bëjë të qartë se dëshiron të largohet".
Edhe pse nuk ka ndonjë problem personal midis Rodrygos dhe trajnerit Xabi Alonso, planet e Real Madridit për yllin në ngritje Franco Mastantuono, i cili pritet të luajë në krah, mund ta kufizojnë rolin e Rodrygos në të ardhmen.
Arsenali thuhet se është i përgatitur të përmbushë çmimin e kërkuar nga Madridi, që besohet të jetë rreth 85 milionë euro, dhe është i kënaqur me kërkesat e lojtarit për pagën.
“Topçinjtë” e shohin 23-vjeçarin si një zgjedhje perfekte për sistemin e Mikel Artetas dhe besojnë se ardhja e tij do të ishte një shtesë e rëndësishme për skuadrën. /Telegrafi/


