Please enter at least 3 characters.

Ylli i "Duck Dynasty", Phil Robertson vdes në moshën 79 vjeçare

Phil Robertson, i cili u bë i famshëm si patriarku i familjes Robertson në reality shoë-n e famshëm "Duck Dynasty", ka vdekur, njoftoi familja e tij.

Ai ishte 79 vjeçar.

"Faleminderit për dashurinë dhe lutjet e kaq shumë njerëzve, jeta e të cilëve është ndikuar nga jeta e tij”, thuhet në njoftim.

Phil Robertson

"Jemi mirënjohës për jetën e tij në tokë dhe do të vazhdojmë trashëgiminë e dashurisë për Zotin dhe dashurinë për të tjerët derisa ta shohim përsëri”, vazhdon shkrimi.

Shkaku i vdekjes nuk është dhënë akoma.

Jase Roberton, një nga djemtë e Phil Robertson, zbuloi në ‘podcast’-in e familjes në dhjetor se babai i tij ishte në "fazat e hershme" të sëmundjes së Alzheimerit.

Ai shkroi në rrjetet sociale të dielën: "Do të na mungojë, por e dimë që është në duar të mira dhe familja jonë është mirë sepse Zoti është shumë i mirë! Shihemi sërish”.

Seriali "Duck Dynasty", i cili u transmetua nga viti 2012 deri në 2017, ndoqi jetën e anëtarëve të familjes Robertson, duke i çuar ata drejt famës.

Veç kësaj, ai ka luajtur edhe në shumë shfaqje të tjera televizive. /Telegrafi/