Please enter at least 3 characters.

Xhirimet tregojnë se McGregor e goditi i pari një pjesëtar të ekipit të Khabib

2018/10/CnorMcGregorKhabibb.jpg
322:"LAS VEGAS, NV - OCTOBER 06: Conor McGregor of Ireland is sits on the mat in the octagon after being defeated by Khabib Nurmagomedov of Russia by submission in their UFC lightweight championship bout during the UFC 229 event inside T-Mobile Arena on October 6, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Xhirimet kanë treguar se Conor McGregor e ka bërë goditjen e parë kundrejt një anëtari të ekipit të Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Dueli i shumëpritur ndërmjet kampionit në fuqi në kategorinë peshave të lehta dhe ish-kampionit, përfundoi me triumfin e luftëtarit nga Dagestani, mirëpo u shoqërua me incidente pas meçit.

Momenti i përleshjes së McGregor me stafin e Khabib (Foto: Twitter/TRT World)

Menjëherë pas triumfit më të madh në histori të UFC-së, Khabib doli nga ‘Tetëkëndëshi’ në përpjekje për ta sulmuar Dillon Danisin, pjesëtar i ekipit të McGregor.

Nga ana tjetër nisi përleshja ndërmjet irlandezit dhe pjesëtarëve të ekipit të Nurmagomedov, tre prej të cilëve janë arrestuar.

McGregor vendosi të mos ngrejë padi kundër tyre, ndërsa xhirimet kanë treguar arsyen pse e mori këtë vendim.

Në fakt, ka qenë pikërisht ‘Notorious’ ai që e ka goditur i pari një anëtar të stafit të Khabibit dhe pastaj është sulmuar nga dy të tjerë.

Derisa njëri prej anëtarëve të ekipit të rusit filloi të bërtasë në drejtim të Conor, ky i fundit ia ktheu me grushte dhe në atë moment nisi përleshja mes tyre, ndërkohë që Khabib kishte dalë nga ‘Tetëkëndëshi’ dhe përleshej me anëtarët e stafit të McGregorit. /Telegrafi/