Please enter at least 3 characters.

Xherdan Shaqiri realizon edhe golin e dytë për epërsinë e Baselit ndaj FCSB-së

Baseli ka kaluar në epërsi në duelin ndaj FCSB-së që po luhet në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Evropës.

Autor i golit të avantazhit ishte Xherdan Shaqiri, i cili u gjend mjaft mirë brenda zonës për ta çuar në rrjetë një top të kthyer nga shtylla për 2-1.

Ky ishte goli i dytë i Shaqirit në këtë ndeshje pasi paraprakisht ai kishte shënuar për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 Baselit.


Në rast fitoreje, Baseli do të shkonte në kuotën e gjashtë pikëve në tabelën e klasifikimit.

Kujtojmë se Shaqiri deri para kësaj ndeshje kishte një gol të realizuar në Ligën e Evropës, pasi kishte shënuar edhe në fitoren ndaj Stuttgartit në raundin e dytë./Telegrafi/