Please enter at least 3 characters.

Xhensila Myrtezaj nis pushimet në Miami Beach, duket atraktive teksa vë në pah linjat trupore në pozat e reja

2022/02/collage-1-9-scaled.jpg

Artistja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, ka nisur pushimet e radhës së bashku me familjen e saj.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Bes Kallaku, si destinacion kanë zgjedhur Miami Beach.

Ata po kalojnë një periudhë të mrekullueshme, ndërkohë që nuk kanë munguar me poza në rrjetet sociale.

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Paris” ka publikuar disa imazhe atraktive në bikini, në të cilat ka marrë vëmendje me linjat trupore.

“Pushimet kanë filluar”, ka shkruar ajo.

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë krahas këtyre pozave, e postimi në tërësi mblodhi mijëra pëlqime.

Krahas kësaj, Xhensila po vazhdon të jetë aktive në muzikë e në anën tjetër edhe me koncerte të ndryshme. /Telegrafi/