Please enter at least 3 characters.

Will Smith: Era Istrefi je një shpirt i bukur dhe i ndjeshëm

2018/07/NickyEraWill.jpg
263:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Will Smith, Nicky Jam and Era Istrefi perform during the closing ceremony prior to the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi kanë qenë yjet që janë kujdesur për argëtimin e publikut para finales së madhe të Kampionatit Botëror.

Yjet me famë botërore kanë performuar në Luzhniki Stadium në ceremoninë përmbyllëse të 'Rusia 2018' pa para fillimit të finales ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

(Foto: Getty Images)

Ata interpretuan himnin e turneut të sivjetmë, “Live It Up”, duke bërë për vete publikun në stadium dhe milionë njerëzit që i ndoqën përmes ekranit.

Smith ka bërë një postim në Instagram duke i falënderuar dy kolegët e tij që i mundësuan të përjetojë momente të bukura.

"Faleminderit Nicky Jam që më ftove në spektaklin më të madh botëror", ka shkruar aktori duke shkruar në spanjisht: "Një përqafim të madh vëlla!".

Më pas, ylli hollivudian ka vazhduar me dedikimin për këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi.

"Era Istrefi je një shpirt i bukur dhe i ndjeshëm. Të vlerësoj. Vazhdo të qeshësh!", ka shkruar 49-vjeçari. /Telegrafi/