Please enter at least 3 characters.

Wenger i penduar se nuk nënshkroi me Ronaldon, tregon se kishte shfaqur interesim edhe për Messin e Piquen

2018/05/Cristiano-Ronaldo-Nasri-e1526487817671.jpg
324:"MANCHESTER, UNITED KINGDOM - APRIL 29: Samir Nasri of Arsenal holds off the challenge of Cristiano Ronaldo of Manchester United during the UEFA Champions League Semi Final First Leg match between Manchester United and Arsenal at Old Trafford on April 29, 2009 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsene Wenger e ka emëruar Cristiano Ronaldon si lojtarin që është penduar se nuk e ka transferuar te Arsenali.

Edhe vet portugezi më parë e kishte zbuluar se ishte shumë afër për t'iu bashkuar Arsenalit para se të kalonte te Manchester Unitedi nga Sporting Lisbona në vitin 2003 për 12.2 milionë funte (14 milionë euro).

Pas transferimit në Old Trafford, Ronaldo nën urdhrat e Sir Alex Ferguson arriti të bëhet një nga më të mirë në histori të futbollit.

"Isha afër të nënshkruaja me Ronaldon dhe mendoj se kjo do ndryshonte historinë e klubit të Arsenalit".

"Historia e Ronaldos ishte shumë, shumë afër", ka thënë Wenger i pyetur nga tifozët për magazinën Q & A.

(Foto: Getty Images)

Me këtë rast Wenger zbuloi se ai kishte shfaqur interesim për të nënshkruar edhe me Lionel Messin e Gerard Piquen në vitin 2003, kur Cesc Fabregas kishte vendosur t'i bashkohej akademisë së Arsenalit.

"Edhe për Messin, ishim të interesuar edhe për atë. Kur Fabregas erdhi këtu, ne kemi pyetur edhe Messin e Piquen të na bashkohen, por nuk na funksionoi". /Telegrafi/