Please enter at least 3 characters.

Vuçiq për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Çekia: Nuk mendoj se është diçka reale

2019/09/GettyImages-663847602.jpg
342:"BELGRADE, SERBIA - APRIL 02: Presidential candidate and Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic speaks during a press conference on April 2, 2017 in Belgrade, Serbia. According to the research Vucic won about 55 percent of the vote, above the 50 percent threshold required to win in the first round. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk duhet të ketë pritshmëri shumë të larta që Republika Çeke mund të ndryshojë aq lehtë qëndrimin e saj për njohjen e Kosovës.

“Do të donim shumë, por nuk mendoj se është reale”, citohet tu ketë thënë Vuçiq gazetarëve në Vatikan, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Një përgjigje të tillë ai e ka dhënë në kontekstin e një deklarate të dhënë nga kryeministri çek Andrei Babis i cili thuhet se tha se ishte gati të diskutojë me presidentin Milos Zeman dhe institucionet e tjera çështjen e tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Vuçiq në këtë drejtim ka theksuar se e di se sa çekët e respektojnë dhe e duan Serbinë, se ata janë miq të sinqertë, por që sipas tij, shtetet nuk mund të bëjnë gjëra të tilla aq lehtë, veçanërisht nëse ata janë në një bllok të caktuar.

Përndryshe, presidenti i Republikës Çeke ka përfunduar një vizitë tre-ditore në Serbi, gjatë së cilës ai njoftoi se do të shtronte një pyetje brenda një muaji në një takim të autoriteteve kushtetuese në Pragë nëse ishte e mundur të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/