Please enter at least 3 characters.

VLEN: Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e BDI-së

VLEN
VLEN
VLEN

Driton Sulejmani nga VLEN sot në një konferencë për shtyp tha se problemi me Marrëveshjen e Ohrit qëndron te mënyra se si ajo u përvetësua nga një parti politike dhe sipas tij, u shndërrua në kapital politik.

"Në emër të kësaj marrëveshjeje dhe të sakrificës që qëndron pas saj, lindën kolltukofagë, njerëz të mpirë nga pushteti. Në emër të saj lindën milionerë, u ngritën biznese familjare dhe u ndërtua një sistem që u shërbente një grusht njerëzish. Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e BDI-së. Nuk është pronë e Ali Ahmetit e as trashëgimi familjare e klikës së tij. Ajo është arritje historike e shqiptarëve".

"BDI-ja për më shumë se dy dekada kishte pushtet deri në fyt. Kishte ministra, zëvendësministra, deputetë, drejtorë dhe funksionarë në çdo cep të shtetit. Po të donin, sot përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të ishte i garantuar me ligj. Decentralizimi do të ishte çështje e kryer. Por nuk e bënë as njërën, as tjetrën".

"Të drejtat e shqiptarëve nuk shkojnë në opozitë bashkë me BDI-në. As Marrëveshjen e Ohrit nuk mund ta marrë Ali Ahmeti me vete në opozitë. Kjo përrallë nuk pi më ujë. VLEN-i nuk e kujton Marrëveshjen e Ohrit vetëm kur vjen përvjetori. Për ne, ajo është obligim për punë konkrete", tha Sulejmani.

Ai gjithashtu tha se njëzet e pesë vjet më vonë, është koha t'i rikthehet dinjiteti Marrëveshjes së Ohrit.

"Jo vetëm si dokument juridik dhe marrëveshje që i dha fund konfliktit, por si arritje historike e shqiptarëve, e mishëruar në rendin kushtetues dhe si zotim i përhershëm për barazi", tha Sulejmani.