Vjosa Osmani sot merr detyrën e presidentes
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, por do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat pandemike.
Në vijim iu prezantojmë agjendën zyrtare të organizuar me këtë rast:
10:00 Arritja e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë11:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI12:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë13:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova13:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës13:40 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”14:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz17:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së.


