Please enter at least 3 characters.

Vjedh ëmbëlsirën në supermarket 90-vjeçari, policia ia blen - i dërgojnë edhe produkte tjera ushqimore në shtëpi

2019/05/1-1.jpeg

Kishte uri por nuk kishte para. Një 90 vjeçar u ndalua nga rojet e supermarketit pasi e panë se po tentonte të vidhte një racion tiramisu nga një supermarket në kryeqytetin e Italisë, Romë.

I moshuari u ndalua nga rojet e supermarketit të cilët i dorëzuan plakun policisë.

Kjo e fundit nuk i vendosi prangat, por i bleu ëmbëlsirën si dhe një çantë me ushqime për t'ia dërguar në shtëpi të moshuarit.

Ky lajm ka bërë bujë në mediat italiane, e policët janë duartrokitur për gjestin ndaj të moshuarit. /oranews/