Vincezo Nibali fitoi etapën dhe shtoi epërsinë
E tillë ishte edhe në këtë etapë. Nibali në një anë, Di Marche i cili u shpallë edhe çiklisti më agresiv apo si quhet ky epitet “Antargaz”, Koning, Valverde e të tjerë, të cilët në fund të etapës bënin luftën e madhe.
Por kryesuesi Nibali ngadhënjeu në shtegunSaint-Etienne- Chamrousse i gjatë 197.5 kilometra për 05h12’29. Duke lënë këta të gjithë prapa. Është për tu cekur se në këtë etapë një 10 e parë është edhe Frank Schleck, vëllai madh i Andy-it.
Tashmë VincenzoNibali po prinë i sigurt dhe ka shtuar epërsinë në 3 minuta e 37 sekonda duke arrit kohë të përgjithshme 56h44’03''.
Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë vazhdon ta bartë çiklisti Peter Sagan më 341 pikë. Tash Nibali, me 71 pikë do të bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe si maloristi më i mirë.
Fanellën e bardhë tash e bartë çiklisti francez Romain Bardet çiklisti më suksesshëm i ri i garës me kohë prej 56h 48' 27''.Çiklistët, vazhdojnëgarën për etapën e 14-tënë shtegunGrenoble- Risoul të gjatë 177 kilometra.
Është e pamundshme të thuhet se kjo është etapa vendimtare e Tourit, por është e sigurt se kjo është njëra prej etapave më të vështira. Kalon pranë Bourg d’ Oisansa, duke u ngjitur bë La grave me 1456 metra lartësi për të vazhduar në ngjitjen e dytë në Col du Lauterat në 20586 metra lartësi, pastaj një lëshim i gjatë dhe pason një tjetër ngjitje në 1502 metra.
Rrugë të vështira. Mirëpo, ajo pika kryesore e madhe dhe më e larta vjen në Col d’Izoard, në 2360 metra me një pjerrësi8-9%.Pasojnë dy lëshime në dy pjesë, i pari teknikisht kërkues e i dytë më përshtatshëm para ngjitjes së fundit në Risoul, në maje më 1855 metra, me rrugë të gjëra dhe pjerrësistabile.
Çiklistët nisën nga qyteti Grenoble me 160 mijë banorë, i cili që nga viti 1905 është mikpritës i Tour de France. Llogaritet si djepi i hidrocentraleve, çimentos dhe metalurgjisë.
Në fillim të viteve 2000bërinjë emër për veten dhe Francën duke nis një qendër kërkimore me 62000studentënga të cilët42% në vitin 2013ishin të specializuar në shkencat e ndryshme.
Ka shumë monumente dhe organizator i ngjarjeve kulturore e sportive. Çiklistët mbyllin ditë në Risoul, qytet i vogël më 650 banorë, por me një turizëm dimërorë me qendra skijimi.
Rezultatet e Etapës së 13-të
1. Vincenzo NIBALI(ITA) ASTANA 05h 12' 29''
2. Rafal MAJKA(POL)TINKOFF-SAXO 05h 12' 39''
3. Leoplod KONIG(CZE)NETAPP-ENDURA 05h 12' 40''
4. Alejandro VALVERDE (ESP)MOVISTAR 05h 13' 19''
5. Thibaut PINOT(FRA)FDJ.FR 05h 13' 22''
6. Tejay VAN GARDEREN(USA)BMC RACING 05h 13' 52''
7. Romain BARDET(FRA)LA MONDIALE 05h 13' 52''
8. Laurens TEN DAM(NED)BELKIN PRO CYCLING 05h 14' 05'''
9. Jean-ChristophePÉRAUD(FRA) LA MONDIALE 05h 14' 38''
10. Frank SCHLECK(LUX)FACTORY RACING 05h 14' 38''
Renditja e përgjithshme
1. Vincenzo NIBALI(ITA) ASTANA56h 44' 03''
2. Alejandro VALVERDE(ESP)MOVISTAR 56h 47' 40''
3. Romain BARDET(FRA) LA MONDIALE56h 48' 27''
4. Thibaut PINOT(FRA)FDJ.FR 56h 48' 43''
5. Tejay VAN GARDEREN(SHBA) BMC RACING56h 49' 22''
6. Jean-ChristophePÉRAUD(FRA) LA MONDIALE 56h 50' 09''
7. Bauke MOLLEMA(FRA)BELKIN PRO CYCLING 56h 50' 20''
8. Jurgen VAN DEN BROECK(BEL) LOTTO-BELISOL56h 50' 30''
9. Leoplod KONIG(CZE) NETAPP-ENDURA 56h 52' 39''
10. Laurens TEN DAM(NED)BELKIN PRO CYCLING 56h 53' 21''
Renditja ekipore
1. AG2R LA MONDIALE(FRA) 170h 27' 17''
2. NEDBELKIN PRO CYCLING 170h 36' 41''
3. GBRTEAM SKY (GBR) 170h 51' 03''
4. ASTANA PRO TEAM(KAZ) 170h 56' 37''
5. BMC RACING TEAM(SHBA) 171h 00' 48''


