Vincent Kompany: Qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve
Pas një sezoni historik në të cilin Bayern Munich fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, duke thyer rekordin e golave të ligës, Vincent Kompany tashmë i ka vënë syrin objektivit të radhës.
Përpara miqësores kundër Aston Villas, trajneri i Bayernit e bëri të qartë se Liga e Kampionëve është tani qëllimi kryesor i Bavarezëve.
"Është e vështirë të bëhesh edhe më i mirë - nuk ka të bëjë vetëm me trofetë që kemi fituar, por edhe me numrin e golave dhe ndeshjeve që kemi fituar. Është e mundur, por e vështirë", ka thënë fillimisht Kompany.
𝑺𝒌𝒚𝒍𝒊𝒏𝒆 𝒗𝒊𝒆𝒘𝒔 😍 Servus, Hong Kong! 👋 #AudiFCBTourpic.twitter.com/CWS0vRodYL
— FC Bayern München (@FCBayern) August 6, 2026
Megjithatë, ai nuk la asnjë dyshim për objektivin kryesor të këtij edicioni.
"Tani për tani, po them se qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk ka dyshim për këtë. Por gjatë sezonit, do të them se duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës".
"Për të fituar Bundesligën, kupën dhe Ligën e Kampionëve, na duhet e gjithë skuadra në formë dhe e shëndetshme", përfundoi trajneri belg. /Telegrafi/


