Please enter at least 3 characters.

Vetëvendosje siguron 31 ulëse në Kuvend

2017/06/850x636_19023490_231208314045727_517654319147329386_o1497937900.jpg

Zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka bërë të ditur se Vetëvendosje ka arritur t’i sigurojë 31 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka thënë se kjo është bërë e ditur nga numërimet e deritanishme të votave, ku VV ka 31 deputetë.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:Nga numërimet e deritanishme të votave, VV i ka 31 deputetë. Janë po aq deputetë sa kishte e tërë opozita në legjislaturën e kaluar, e përbërë nga tre parti. Më shumë se 1/4 e ulëseve të Parlamentit do të jenë të zëna nga deputetë të dinjitetshëm, që e përfaqësojnë qytetarin në mënyrën më të mirë. Ky është rezultat i qytetarit të vetëdijesuar. /Telegrafi/