Please enter at least 3 characters.

Veseli: Pushkët e Tahir e Nebih Mehës, pjesë e zgjimit kombëtar

2018/05/veseli-1.jpg

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar Tahir dhe Nebih Mehës në 37 vjetorin e vrasjes së tyre.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë".

Postimi i plotë i Veselit:"Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë. Pjesë e këtij zgjimi ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz. Rezistenca e tyre një ditore kundër njësive speciale të policisë jugosllave ringjalli modelin tradicional të luftës për liri dhe kështu u bë shembull për gjeneratat e ardhshme që përmbushën misionin e çlirimit përfundimtar të Kosovës", ka shkruar Veseli. /Telegrafi/