Please enter at least 3 characters.

Vesa Mehmetaj, kampione e Kosovës në 50 metra bretkosë

Në Zllakuqan të Klinës është mbajtur Kampionati i Kosovës në Not 50 metra s, më 25 dhe 26 qershor.

Suksesin më të madh e pati notarja nga Istogu, Vesa Mehmetaj, e cila në disiplinën 50 metra bretkosë u shpall kampione e Kosovës në grupmoshat 2010 dhe 2011.

Mehmetaj, në 100 metra bretkocë u rendit në vendin e 3-të dhe në 200 metra bretkosë u rendit po ashtu në vendin e 3-të.

Gjithashtu, edhe Lira Kastrati zuri vendin e 2-të dhe Lirika Dragaj vendin e 3-të në 100 metra bretkosë.