Please enter at least 3 characters.

Veliu: Ndërprerja e energjisë elektrike po e vështirëson jetën e qytetarëve të Podujevës

2018/11/agim_veliu.jpg

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike që po ndodhin ditëve të fundit.

Veliu me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se reduktimet e energjisë elektrike po e vështirëson jetën e qytetarëve në këto ditë të ftohta si dhe po shkakton probleme edhe për bizneset.

Ai kërkon që menjëherë të ndërmerr masat e duhura për normalizim të furnizimit me energji elektrike në Komunën e Podujevës.

Postimi i plotë i VeliutJam i shqetësuar me gjendjen e krijuar ditëve të fundit, ku qytetarët e Podujevës dhe fshatrave po përballen me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike dhe pa ndonjë orar nga KEDS-i.Ndërprerja e energjisë elektrike po e vështirëson jetën e qytetarëve në këto ditë të ftohta.Po ashtu, reduktimet po shkaktojnë probleme të mëdha edhe për bizneset llapjane, me ndërprerje në punë e prodhimtari dhe duke u shkaktuar dëme në pajisje elektrike.Cilado qoftë arsyeja e ndërprerjeve të energjisë elektrike, kjo gjendje është e papërballueshme për qytetarët, institucionet (shkollat e ambulancat) në Komunën e Podujevës.Kërkojmë nga KEDS-i që menjëherë të ndërmerr masat e duhura për normalizim të furnizimit me energji elektrike në Komunën e Podujevës. /Telegrafi/